Monday, June 2, 2014
PERPLASJET SHOQERORE NE TRENDIN URBANIZEM
PËRPLAJET SHQËRORE NE TRENDIN URBANIZËM
Si ne ç’do sferë tjetër të jetës gjatë rregjimit komunistë dhe levizja shoqërore ishte e kontrolluar. Këtu kam parasysh migrimin e popullatës që tani është kthyer ne një proces rutinë për shumicën e banorve të vendit tonë. Në kohën e komunizmit, një qytetarë nga veriu ose jugu i vendit te zhvendosej drejtë zonave urbane, së pari individi duhet të ishte i punësuar, dhe së dyti ky vendim ishte ne varësi te preferencave te komitetit ekzekutivë.
Nuk dua të merrem me historikun e viteve të komunizmit, por dua ta fokusojë mendimin pas viteve 1990, aty ku liria e ç’frenuar per migrim starton ne Shqipëri
Duke marr parasysh faktin se shoqëria Shqipëtare eshte shoqëri konsrvatore, në disa zona patriarkale, dhe ne disa vende të tjera dhe primitive. Kesisojë , mendojë , vall kto diferenca shoqërore janë faktorë konfliktesh ne shoqërinë tonë!!! E dyta, cila është kultura e komunikimit e qytetarve Shqipëtarë, gjithmonë duke pasur parasyshë faktin e ktyre elementëve qe citova më lartë?
Nën ombrellën e konservatorit qëndrojnë te mbuluara fortë traditat dhe zakonet e vendit nga vijnë kto qytetarë, ndersa në zonat urbane koservatorizmi shoqërorë është i zbutur, madje në rangun intelektualë , ky konservatorizëm është i venitur dhe në vendin e tijë ka marr përparsi modernizmi. Atëherë, cili është rezultati i kësaj përplasjeje shoqërore? Ne nje logjik të thjeshtë nenkuptojmë mospërputhje, por duke iu futur filozofisë së rjedhëshmërisë së veprimit ndikues mundë të arrijmë në konfliktë shoqërorë, i cili dhe mundë te jet i rëndë dhe pa parametra te standarteve civile.
E dyta, jo më pak e rëndësishme është shoqëria patriarkale. Si mund të shëndërrohet një shoqëri patrarkale ne atë urbane (moderniste) pa kaluar etapat e adoptimit urban? Adoptim urban- mbase një term i panjohur për lexuesin, por eshtë një proces i detyrushëm për shmangjen e konflikteve sociale dhe civile në shoqërinë tonë. Nuk dua ti futem diskutimit “modernizëm” sepse është një temë shumë e gjerë dhe do marr vetëm elementin ‘’urbanizëm’’ për të bërë një analizë shumë sipërafqësore.
Në shoqërinë patriarkale, jemi të mësuar të zbatojmë urdhërat e të parit të shtëpisë ‘’plaku më i vjetër’’ dhe brenda kësaj banese mundë të jetojne dhjetëra persona. I gjithë resursi financiarë, njerëzorë menaxhohet nga i pari, vendimet e jetës së përditëshme merren sërishtë nga i pari dhe pa marr në konsiderat asnjë mendim apo opinion. Madje dhe kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve jetike për individin, siç është akti i lidhjes bashkëshortorë, ai që vendos është i pari. Patriarkalizmin, mundë ta lidhim me koservatorizmin dhe kesisojë logjikishtë ngrejmë shqetësimin që na mundon ne këtë ‘’përplasje shoqërore drejt urbanizmit’’ a mundë të kemi shoqëri pa konflikte kur këto karakteristikat përplasen me modernizmin urban? !!!
Nëse analizojmë tendencën urbane që pëfaqesohet në modernizëm, atëherë nenkuptojmë se këtu përplasjet janë mese evidente. Arsyet janë të shumta, por elementët që dua të vë ne dukje janë: Shoqëria urbane kakrakterizohet nga individualzmi, ku gjithësecili ka pavarsinë e vet për të marr vendim, të menaxhojë financat e veta dhe të marr vendime brenda familjes në mënyrë konsensuale. Atëherë, a mundë të bashkjetojnë kto dy ekstreme ne shoqëri, cili do jet rezultati? Sërishtë shkojmë ne konkluzionin e paragrafit të parë. Konfikt shoqërorë.
Etapat e adoptimit urbanë- Arsyetimi eshtë racional i bazuar në mendimin modern të informimit, konsultimit dhe pranimit të argumentit më të mirë.
1. Etapa e parë, Informimi i shoqërisë për pasojat e lëvizjes drejtë zonave urbane.
2. Etapa e dytë, edukimi i shoqërisë në vendin e origjins.
3. Etapa e tretë, përgatitja e shoqërisë për të pranuar të ndryshmen ne shkëmbim të braktisjes së zakoneve patriarkale.
4. Etapa e katërt, kjo etapë është e gjatë dhe nuk kërkonë programe konkrete tek brezat qe marrin perspiër migrimin, por ktu i takonë brezave që lindin ne zonat urbane të bejnë adoptimin urbanë.
Ndërkohë që patriarkalizmi mundë të ket elemente të përbashkët me koservatorizmin, problemi më i madh ne këtë shoqëri qëndronë me ‘’primitivizmin’’ shoqërorë.
Primitivizmi shoqërorë- Është e rëndë një shoqëri urbane të përballojë një shoqëri primitive. Shoqëria primitive është e edukuarë me natyren, ndërsa edukata e natyrës nuk të ofron gjë tjetër veçse kafshët, pemët, relievin e saj dhe ajrin. Rjedhimishtë ngrejmë pyetjen, a mundë të jet një individë i natyrës i konkurueshëm në shoqërinë urbane? Primitivi ne vendë të fjalëve bazike të komunikimit përdorë, drurin, gurin dhe mënyrën edukative të ambjentit ku është i rritur. Ne vendet urbane përdorim fjalët me fal, të lutem, a ka mundësi, nëse ju shqetësojë (jo shumë evidente kto fjalë ne tiranë) dhe të tjera fjalë të domosdoshme për komunikim e ç’do ditshëm. Atëher, a mundë te merren vesh kto përplasje shoqëroore? Përgjigjja për fatë të keq është negative, sepse fjala më fal tek primimtvi nuk ka domethënje dhe mënyra më e mirë për të zgjidhur dhe një mosmarveshje banale urbane për primitivin është dhuna. Më e rëndë akoma, viktima e kësaj dhune është dikush i pafajshëm ose qytetari i modernizuar që flet me një individ një që nuk ka vesh pët të dëgjuar.
Historia Shqipëtare e migrimit këtë fakt e ka vërtetuar për fatin tonë të keq. Lëvizjet e shfrenuara sollën pasoja të rënda shoqërorene vendin tonë.
Nuredin Nuredinaj.
Tiranë më: 06-02-2014
Subscribe to:
Comments (Atom)