Wednesday, October 30, 2013

 Arka e shtetit
Per her te pare pas 20 vjetesh perpjekje per demokraci , ne Shqiperi u be ndrimi i pushtetit disi i kontrolluar , pa precepetime, dhe deri diku ne normat baze te demokracise. Por, adoleshenca politike e te zgjedhurve te rinje nuk dha frutat e pjekurise, por i qendroi parimit adoleshent. Ketu e kam fjalen per vendimet e para qe morri kjo maxhorance , sic ishin heqja e imazhit te Presidentit apo dhe ca vendime te tjera te pa matura dhe te pa-studjuara. 

Si kryefjalen e ketyre diteve qe qeveria e re ka ber detyren e saj (deri diku) une kam mesuar si qytetare Shqiptare ''arka bosh'' ose te paret na moren c'ka paten dhe na lan nje tok te djegur ku nuk ka ngleur me prodhim.

Me lejoni tju kujtoje te (dashur) politikane dhe politikane se shteti ndertohet me ligje dhe ligjet kerkojne institucione dhe burime njerezore per te zbatuar po ato ligje me instrumentin e institucionit. Kur nje veprim eshte i padrejte ai denohet, ky eshte parimi me elementare qe njerezimi meson akoma pa arritur moshen e adoleshences. Dua te ngrej pyetjen , kur juve keni gjetur kto padrejtesi dhe shkelje te gjithanshme ligjore me impakt te drejteperdrejte financiar dhe qe shkone ne kurrize te sovranit, perse nuk i dergoni kto njerez para ligjit, perse nuk zbatoni te drejten e ktij vendi?

E di qe ne politik eshte mire te terheqesh vemendjen e publikut per te ber kredo politike ne favor te njeres pal me qellim qe te rrangosh me poshte palen tjeter, por pushteti kerkon ate se ca do besh dhe jo ate se ca te thuash. Per fat te mire mjetet e komunikimit ne ditet tona e informojne publikun sa per tu informuar dhe per te dalluar nga ajo qe eshte dhe ajo qe thuhet. 
Se fundmi me lejoni te them, se arka e shtetit nuk eshte nje arke e mbushur me leke dhe e kyqur per tu mos shpenzuar, por funksionon mbi parimin e hyrje-daljeve monetare, qe do te thot juve duhet te mblidhni c'do muaj dhe te harxhoni c'do muaj.
Nuredin Nuredinaj

Monday, October 28, 2013

Aludimet nga marrja e statusit kandidat per antarsim ne BE

Aludimet nga  arrja e statusit kandidat per antarsim ne BE
Marrja e statusit kandidat ne BE , shpesh her eshte komentuar nga politikanet e Shqiperise  se qytetaret e ketij vendi mundm te punojne apo dhe te perfitojne te drejta studimi ne BE. Madje, ne nje deklerat ne fushaten elektorale te ish kryeministrit Shqiptare, Z. Sali Berisha, u premtua se: te rejat dhe te rinjte e ketij vendi do perfitonin dhe bursa per studime falas ne vendet e bllokut te BE-s.
 Po ku eshte par dhe degjuar ne historikun e Bashkimit Europian qe nje vend kandidat te ket te drejten, qe qytetaret e atij shteti te ken te drejt pune dhe studentet te perfitonin studime falas? E bej kte pyetje retorike me vetveten , sepse me habit fakti sesi mund te jene politikanet tane kaq te pa pergjegjshem ne ate c'ka thone.
Te jem me konkret, ne legjislacionin e BE-s, nuk ka qofte dhe nje germe te vetme qe na ofron te drejt pune dhe studimi. E verteta eshte se: ka nje program i quajtur ''Erasmus Mundus'' qe u ofrohet studenteve nga universitete te ndryshme ne BE, por as-sesi te na mbuloj studimet universitare.
 Programi eshte ideuar per shkembim studentesh per nje semester akademik dhe qellimi primar eshte jo studime, por shkembim kulturash, me qellim qe te sjell me afer rinine, per tu ulur nacionalizmin dhe diversitetet ne gjeneraten e shekullit te 21-t.
 Persa i perket punesimit, me lejoni tju sjell ne mendje udheheqesve tane se, Bullgaria dhe Runania edhe pasi u antarsuan ne BE, kane ne traktatin e antarsimit nje klauzole qe u lejonte nje periudhe shtate vjecare qe nuk u lejone te drejta te plota pune qytetarve te tyre. E vertete eshte, shtetet e vjetra antare kane te drejten e derogimit te ksaj klauze, por realiteti tregoje se kjo u vendos shume pak ne praktik, madje per te mos thene aspak , sepse Britania kerkon jo te zbatoj  kte akord ligjor, por ta shtyj ate.
 Nuredin Nuredinaj