Arka e shtetit
Per her te pare pas 20 vjetesh perpjekje per demokraci , ne Shqiperi u be ndrimi i pushtetit disi i kontrolluar , pa precepetime, dhe deri diku ne normat baze te demokracise. Por, adoleshenca politike e te zgjedhurve te rinje nuk dha frutat e pjekurise, por i qendroi parimit adoleshent. Ketu e kam fjalen per vendimet e para qe morri kjo maxhorance , sic ishin heqja e imazhit te Presidentit apo dhe ca vendime te tjera te pa matura dhe te pa-studjuara.
Si kryefjalen e ketyre diteve qe qeveria e re ka ber detyren e saj (deri diku) une kam mesuar si qytetare Shqiptare ''arka bosh'' ose te paret na moren c'ka paten dhe na lan nje tok te djegur ku nuk ka ngleur me prodhim.
Me lejoni tju kujtoje te (dashur) politikane dhe politikane se shteti ndertohet me ligje dhe ligjet kerkojne institucione dhe burime njerezore per te zbatuar po ato ligje me instrumentin e institucionit. Kur nje veprim eshte i padrejte ai denohet, ky eshte parimi me elementare qe njerezimi meson akoma pa arritur moshen e adoleshences. Dua te ngrej pyetjen , kur juve keni gjetur kto padrejtesi dhe shkelje te gjithanshme ligjore me impakt te drejteperdrejte financiar dhe qe shkone ne kurrize te sovranit, perse nuk i dergoni kto njerez para ligjit, perse nuk zbatoni te drejten e ktij vendi?
E di qe ne politik eshte mire te terheqesh vemendjen e publikut per te ber kredo politike ne favor te njeres pal me qellim qe te rrangosh me poshte palen tjeter, por pushteti kerkon ate se ca do besh dhe jo ate se ca te thuash. Per fat te mire mjetet e komunikimit ne ditet tona e informojne publikun sa per tu informuar dhe per te dalluar nga ajo qe eshte dhe ajo qe thuhet.
Se fundmi me lejoni te them, se arka e shtetit nuk eshte nje arke e mbushur me leke dhe e kyqur per tu mos shpenzuar, por funksionon mbi parimin e hyrje-daljeve monetare, qe do te thot juve duhet te mblidhni c'do muaj dhe te harxhoni c'do muaj.
Nuredin Nuredinaj
No comments:
Post a Comment