Wednesday, November 9, 2016
E ARDHMJA E MARRËDHËNIEVE KOSOVË SHQIPËRI
E ARDHMJA E MARRËDHËNIEVE KOSOVË SHQIPËRI
Fundi i viteve 60-të të shekullit 20-të, shënon shtimin e përpjekjeve të shoqërive civile në europë dhe organizatave të ndryshme në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ndërmerren iniciativa në mbortje të të dretjtave civile, sociale, politike, barazisë gjinore dhe levizjeve feministe. Në Kosovën e asokohe gjërat qëndronin ndryshe, grupime intelektuale dhe studentësh përpiqen të mbijetojnë shtypjeve të regjimit Jugosllav, të mbrojnë identitetin e tyre shqiptarë, kuturën, gjuhën shqipe. Diferenca mes Europës dhe Kosovës këtu shfaqet më se e dallueshme, sepse perëndimi luftonte për të drejta dhe barazi, ndërsa populli shqiptar i kosovës luftonte për mbijetes sepse frika e asmilimit ishte evidente e faktuar me spastrimit etnik gjatë viteve 1930-40 nga regjimi Jugosllav drejt trojeve Turke. Me termin ‘’ pranvera e lirisë’’ identifikohen dhe demostratat e vitit 1981, demostrat e organizuar nga studentët e ‘’Universitetit të Prishtinës’’. Kjo nuk është lëvizje ndaj papunësisë, korrupsionit, por merr domethënjen e lëvizjes historike kombëtare, për të cilën gjeneratat kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën për mbrojtjen e identitetit shqiptar. Regjimi ish Jugoslov i quajti këto shqiptar atdhedashës ‘’separatist’’, jo sepse ishin të till, por sepse ishin në të drejtën e tyre dhe kjo e drejtë nuk i interesonte popullit të ardhur Serb. Nuk dua të thellohem në të dhëna historike, por marrëdhënjet e kosovës dhe shqiprisë nuk janë marrëdhënje mes dy kombeve, por është një komb i vetëm, me një gjuhë të vetme, kulturë të vetme, histori të përbashkët dhe një identitet i pandarë. Përpjekjet për bashkimin kombëtarë janë të panumërta në mundësinë e tyre, fundi i viteve 80-të solli kohëra të vështira për kombin shqiptar në Kosovë, në të njëjtën kohë solli dhe thellimin e lëvizjeve etnike me qëllimin e vetëm për liri nga pushtuesi dhe bashkimin e kombit. Me marrjen e pushtetit nga S. Milosheviç, autonomia e dhënë nga Tito i hiqet kosovës, Kosovarve nuk u mbeti gjë tjetër, vetëmse të shpallnin qeveri në mërgim. Në fillimin e viteve 90-të, shqipëria del nga izolimi 45 vjeçar dhe veprimataria për liri të popullit shqiptar merr frymë të re dhe lëvizje më të gjerë. Me fjalë të tjera, dyert e shqipëris politike janë të hapura për aktorët e lëvizjeve politike të Kosovës, të cilët kishin qëllimin e përjetshëm të kombit, të fitonin lirin e munguar. Kjo qoftë dhe me mjete luftarake. Viti 1999 shkruhet në historin e popullit shqiptar. NATO, për herë të parë në historinë e saj si Organizatë ndërmerrë misionin e sulmeve ushtarake ndaj regjimit të Sllobadan Miloshoviç. Pas rënjes së firmave piramidale në vitin 1997 në shqipëri, armët e ushtrisë shqiptare kishin arritur dhe në duart e adoleshentëve shqiptarë. Nuk mund të mendohet asgje si rastësore, sepse koha e vërtetoi që depot ushtarake u hapën për popullatën dhe armët më të sofistikuara u transportuan drejtë pyjeve shqiptare në kosovë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tashmë kishte krijuar strukturat e saj, reparte speciale trajnimi për ushteërt e UÇK-së ishin ngritur në rajonet veriore të shqipërisë. Azem Hajdari, një ndër figurat më patriotike të kombit shqiptarë u vra në Tiranë jo më heret se në vjeshtën e vitit 1998. Këtë nuk mund ta supozoj mbështetje diplomatike nga shteti shqiptar, por kjo është përpjekja e një kombi për të fituar të drejtën e tij legjitime për të vetëvendosur. Në anën tjetër të kufirit Fehmi Agani dhe shumë fugura të tjera u vranë dhe u zhdukën nga regjimi i Milosheveçit. Koha e vërtetoi se: verpimet e koordinuara nga të dyja krahët e kombit sollën rezultate konkrete, kjo falë mbështetjes perendimore me mjete diplomaike dhe ushtarake. Qëndresa një shekullore e popllit nuk u mposht nga regjimet e Serbe, një komb nuk mund të ndahet dhe duke u bazuar në histori, në vlerat e përbashkëta të identitetit të përbashkët, nuk mendoj gjë tjetër veçse një shteti të vetëm, këtu pa marrë në konsiderat formën strukturore politike të tij dhe kohën se kur dhe si!! Si mund të mendojmë se këto dy pjesë të kombit shqiptarë mund të bashkohen? Fillojmë me pyetjet strukturore: (tre kolona) Së pari, për ndërtimin e një shhteti federal apo një shteti unitar na duhen institucione të përbashkëta. Politika monetare në çdo sistem politik është një politik kyçe për drejtimin e vendit. Në Kosovë kjo pjesë e së drejtës sovrane për të ngritur institucionin përkatës për drejtimin e kësaj politike nuk është realizuar në mënyrë të plotë dhe të vetëdijshme. Mungesa e një monedhe të vetme hapën dhe shumë pikpyetje për një shtet sovran dhe të pavarur. Në mënyrë direkte apo indirekto, sot kjo politik në Kosovë bazohet nga veprimtaria e Bankës Qëndrore Eropiane, për shkak se Kosova ka hedhur në qarkumllim Euron. Nëse mendojmë për të ardhmen e Kosovës e arsyeshme është të supozojmë se vendi është i orientuar drejt integrimit Europian. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka qëllim prioritar integrimin në Bashkimin Europian dhe këtu mund të pranojmë faktin se në terma afatgjatë qeveritë e Shqiprisë dhe Kosovës nuk synojnë ngritjen e kësaj kolone federale, cila është një Bank Qëndrore e përbashkët për realizimin e politikës monetare dhe për më tepër ky argument është i vlefshëm dhe për ngritjen e një shteti unitar. Së dyti, kolona e dytë e sistemit federal është një ushtri e përbashkët. Republika e Shqipërisë nga viti 2009 është anëtare me të drejta të plota në NATO. Kosova nga ana e saj, akoma nga ndërtuar një ushtri të sajën efektive funksionale në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për një shtet të pavarur dhe sovran. Kjo për faktin se dhe në pakon e M. Ahtisarit, kjo politik nuk është e regulluar qartë dhe kjo jo pa qëllim. Në vitin 2014 Forcat e Sigurisë të Kosovës emërohen si Forca të Armatosura të Kosovës. Kjo nuk është e aqartë sesi mundet të ofrohet siguria nga FSK nëse këto forca nuk do të ishin të armatosura para ndryshimit formal të emërtimit. E vërteta është se këto forca janë të kufizuara dhe nuk kanë autoritetin e plotë ushtarak të mbrojnë sovranin e tyre. Në këtë linjë mendimi, nëse bëjmë një analizë apriori, nënkuptojmë se këto dy qeveri kanë të drejtën të punojnë për formimin e një ushtrie të përbashkët me qëllim mbrojtjen e një kombi të vetëm. Ndërkohë, për Serbët kjo është e papranueshme dhe varianti i mundshëm është që kjo politik të ndërtohet në mënyrë graduale dhe duke pritur kohën për shërimin e plagëve të hapura nga e kaluara e afërt. Nëse ky hap o të ndërmerrej në këtë moment, do sillte destabilitet dhe pasojat nuk mund të parashikohen për vet faktin e mos dijes sesi do jet reagimi i kundërshtarëve. Së treti, kolona e politikës së jashtme të sistemit federal. Shqipëria gjithmon ka luajtur rolin e saj, kjo aq sa është e mundur dhe pa kaluar kornizën e së drejtës ndërkombëtare. Këtu në fokus kemi lobet e bëra nga ana e shqiërisë në mbështetje të sfidës Kosovare për pavarësi dhe lobimin e shqipërisë për njohje pas fitimit të mëvetësisë. De jure, kosova ka ministrinë e saj të jashtme funksionale dhe efektive nga pikpamja administrative. Por nëse analizojmë minnistritë e jashtme të të dy qeverive nuk gjejmë pikpamje të ndryshme në planin strategjik afatgjatë. Domethënës është fakti se në të dyja strukturat haset i njëjti term ‘’ të bashkuar në europë’’. Të dyja krahët e shqiponjës janë të orientuara drejtë perendimit, dhe, megjithëse, Turqia nuk është një vend ku mund të merret shembull për demokraci apo zbatimin e të drejtave të njeriut, të dyja qeveritë e kanë zgjedhur këtë vend si partner strategjik për marrëdhënje ekonomike. Nga ana e Turqisë gjithmonë e më tepër kemi investime të tyre në të dyja pjesët e kufijve politik shqiptar. Si Ministria e Jashtme e Kosovës ashtu dhe ajo shqiptare janë në përëpjekje të pandalshme për të siguruar sa më shumë njohje nga shtete që akoma se kanë marrë këtë hap. Më e rëndësishme është se të gjitha strategjitë dypalëshe përpunohen në takime të përbashkëta qeveritare. Hapi i parë drejtë ërfaqësive diplomatike të përbashkët është hedhur, me kënaqësi do kërkoja dhe hedhjen e hapave të tjerë në politikën e jashtme të ‘’përbashkët’’,. Në opinionin tim, akoma nuk ka ardhur koha për hedhjen e hapave unifikues strukturor, por kjo gjë është dhe duhet të jet e mundur për realizimin konkret. Çështja tjetër është teritoriale. Gjithmonë gjeografia ka përcaktuar kufijtë e kombeve. Në këtë plan çështja shqiptare akoma nuk ka marrë zgjidhje. Nuk kemi hasur në asnjë vend që një komb të ketë kufijë politik brënda vetes, por realiteti i kombit shqiptarë është historik dhe unik në llojin e vet. Pyetjet mund të ngrihen se kush është kryeqiteti i shqiptarve, ku është qeveria e shqiptarve? A mund të pranojë Prishtina Tiranën apo do pranojë Tirana Prishtinën? Këto janë pyetje që duhet të marrin përgjigje jo gjeografikisht, por politikisht. Në një linjë mendimi liberal, këtu nuk mund të mendojmë për një shtet unitar sepse nuk mund të realizohet një i till me probleme të tilla gjeografike dhe më së shumti politike. Sqeveritarët e Kosovës nuk duan të humbin kariget që u ka dhënë populli, qeveritarët Shqiptarë kurrësesi. Varianti federal është realist dhe kënaq interesat e të dyja krahëve sepse kultura shqiptare do të ketë gjeneral dhe më pak ushtarë, secili do të jetë udhëheqës dhe jo i udhëhequri. Partneriteti strategjik. Ish kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, janë iniciatorët e bashkëpunimit strategjik dhe janë autorë të nënshkrimit të disa dokumenteve për bashkëpunimin dy palësh. Të dyja palët duhet të angazhohen për zhvillimin e marrëdhënjeve të përbashkëta ekonomike, politike dhe në lidhje me politikën e jashtme. Sfera ekonomike mbetet prioriteti i parë ku qeveritë duhet të marrin hapa konkret për fshirjen e barrierave tregtare dhe gradualisht heqjen fizike të kufijve mes kombit. Sfera e sigurisë, duhet të jetë në fokus të qeverive dhe të mndërmerren hapa konkret për unifikimin e legjislacionit dhe vëndosjen e stadarteve të përbashkëta të komunikimit dhe bashkëpunimit policor dhe ushtarak. Qytetarët e dyja krahëve duhet të jenë të sigurtë, shteti i së drejtës duhet të jetë pjesë e jetës së përditshme për qytetarët e kombit shqiptarë, sepse vetëm kështu mund të krijohet bindja dhe besimi për një të ardhme të përbashkët. Po në këtë linjë ishte dhe deklarata e para dy viteve nga z. Hashim Thaçi, i cili në mbledhjen e përbashkët të qverive u shpreh se:shkëmbimi i informacionit në fushën e siguris duhet të garantoj sigurin në standartet europiane, bashkëpunim në fushën ushtarake dhe ekonomike. Problemi qëndron në çfarë shkalle do të kemi shkëmbim informacioni, do të ngelet kjo në nivel për ç[shtje kriminaliteti apo do të hedhim një hap më tutje, i cili hap është dhe i domosdoshëm për të mbrojtur kombin shqiptar! Dhoma e përbashkët e tregtisë. Kryeministri i shpërisë z. Edi Rama, konfirmon iden për një dhomë të përbashkët të tregtisë për Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo ide u publikua në qytetin e Pejës, gjatë takimit me biznesmen t të dyja vendeve. Z. Rama, pohoi se është e domosdoshme unifikimi i legjislacionit, heqja e barrierave tregtare etj. Sektori i parë u zgjodh energjia, por për fat të keq kemi ngelur këtu dhe asnjë shenjë më nuk duket në horizont. Nuk është e vështirë hapja e një dhome të përbashkët tregtare sepse kjo nuk ndalohet nga asnjë normë e së drejtës ndërkombëtare, as heqjet e barrierave ekonomike mes shteteve nuk janë të ndaluara, as krijimi i zonave ekonomike nuk mund të ndalohen dhe as bashkimi doganor nuk është i ndaluar, por duhet vullnet dhe strategji që vijnë nga idealist, të cilët për fatin ton të keq mungojnë më shumë se kurrë. A mund të kënaqen të dy vendet me ndërtimin e linjës të interkonjeksionit, a mund të kënaqen të dy vendet me ndërtimin e rrugës të pandërtuar të kombit?!! Ku jemi në bashkëpunimin e përbashkët në terma politik? çfarë dokumentesh strategjik kemi të nënshkruar për të shtyrë kombin drejtë zhvillimit? ku jemi me unifikimin e tregut? Ngrej këto pyetje, sepse për këto të drejta liria i është dhënë kombit shqiptarë për të vepruar, ndërsa udhëheqësit kanë haruar interesat e kombit sepse interesat e tyre personal i kanë vendosur mbi kombin. Nëse kemi strategji, momenti është mëse i duhur për të vepruar. Një shekull sakrific asnjë interes personal nuk mund të përçaj sepse kombin nuk ka forcë që ta ndaj.
Luli Nuredini
Tiranë 2016
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Ashtë një privilegj ta ndaj këtë dëshmi të mrekullueshme me botën. Kjo është Beth Walters nga Anglia. Burri im më divorcoi 4 muaj më parë dhe unë isha plot pendim sepse nuk dija çfarë të bëja për të ndryshuar problemet e burrit tim. Unë kërkova në internet për ndihmë se si mund të merrja ndihmë në martesën time dhe zbulova dëshmitarë të mrekullueshëm të magjisë së dashurisë, e cila ishte progresive me magjitë e saj. E kontaktova dhe doktor Wight më tha se ai do të përgatiste një magji për mua për të sjellë burrin tim mbrapa. Isha skeptik, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja me të. 2 ditë më vonë, burri im më thirri të kthehesha në shtëpi nga ajo ditë dhe deri më tani, kam jetuar në paqe. Ai u kthye tani me aq dashuri dhe kujdes. Sot jam i lumtur t'ju njoftoj të gjithëve se ky lojtar magji ka fuqinë të sjellë përsëri dashnorë dhe gjëja më befasuese është se dashuria jonë është shumë e fortë tani, çdo ditë është lumturi dhe gëzim. dhe nuk ka asgjë si të jesh me njeriun që do. Unë do ta rekomandoj Dr.Wight për këdo që ka nevojë për ndihmë. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni Dr.Wight, ju garantoj 100% që ai do t'ju ndihmojë !!.
ReplyDeleteEmail: wightmagicmaster@gmail.com