Saturday, November 2, 2013

Analizat politike ne Shqiperi

Analizat politike në Shqipëri

Tashmë kemi të drejtë të themi se analizat politike ne mediat tona jan bërë një tradit për qytetarët e vendit tonë. Padyshim, kjo është një prurje pozitive për zhvillimin e kësaj shoqërie në baza dhe koncepte pluraliste. 
Me termin pluraliste, të jem më konkret, nuk nenkuptojë vetëm që vendi jonë të mësohet me kamjen e shumë partive, apo disa udhëheqës, por dua ti mëshojë fortë konkurencës ne rafshin poltik ( pa u futur ne detaje ekonomike).

Aty ku fjala është e shprehur mbi principin e lirisë dhe e pa censuruar, secili person mundë të kuptojë se ç'do vend për hamendësi bie dhe idet konsturktive marrin jet. Por, më duket e drejtë të ngrejë pyetjen , sa të lirë janë analistët e mediave Shqiptare, dhe ç'ka është më e rëndësishmja, deri ku vetcensurohen për interesat e tyre personale? Pra, më del që: këtu në vendin tonë principi i lirisë së shprehjes është i cënuar. Është fatkeqësi të them ktë , por realiteti po e provon për atë qe është ne gjendje të kuptojë ktë realitet. 

Duke shikuar emisonet e analizave dhe debateve politike më me pesh në publik, të cilët transmetohen nga mediat më të fuqishme Shqiptare, më rezulton që këtu nuk bëhet analizë.Si mundet të mos ngrihen çështjet kyçe që kanë imapkte të drejtëpërdrejta ne humbjen apo fitimin e zgjedhjeve, në hapjen apo mbylljen e biznesit? A thua vallë, kto njerëz janë kaq të pakualifikuar profesionalishtë, saqë nuk i kuptojnë arsyet e ktyre problemeve që dominojnë ne skenën politike dhe të biznesit.

Forca politike e partisë demokratike i humbi zgjedhjet, madje me një rezultat zhgenjyes për demokratët dhe surpizë pë socialistët. Ky është fakt, por cilat janë disa arsye që sollën ktë rezultat, ktë doja te dëgjoja nga analistët tanë. Përse nuk i bëhet nje analizë ''polistratizmit'' që pllakosi mbi partin demokratike, përse nuk u bë një analizë mbi mikro dhe makro politikave që ndoqi qeveria paraardhese, perse nuk iu be një analizë fjalimeve me imapakt nacionalist që mbajti z. Berisha ne skenën Europiane. 

Kto të dashur Shqiptarë dua të dgjojë në mediat tona, e jo pseudo analiza të paguara nga epror të majtë e të djathtë. Nuk ka më vendë për fetishizëm ndaj një politikani ne një shoqëri të zhvilluar. Duhet ti japim vler liris, e jo të vemi gjer në aposatzi për një interes minimal personal ,  të humbim interesat minimale individuale dhe momentale qe te perfitojë nje shoqëri intersat jetegjat dhe madhore mbi bazën e pluralizmit dhe demokracisë. 
Nuredin Nuredinaj

No comments:

Post a Comment