Gazetaria Shqipetare.
Trokasin momente me fatekeqe ne jeten e nje personi publik dhe informuesit (gazetaret e mediave tona) te mpleksur me manine e te qenurit te paret pet te informuar, nuk hezitojne te shkelin dhe parimet baze te gazetarise.
Eshte rasti fatekeq i Z. Olldashi, i cili me shtyne te bej nje kritike menyres se si po sillen gazetaret e mediave tona. Akoma pa u marr nje informacion ne rruge zyrtare, disa gazetare nuk hezitojne te publikojne lajmin ogurrzi, se aksidenti ka ndodhur dhe kane ndruar jete dy persona.
Dua te pyes kto gazetare, a njohin kod etike, a kane nje vetedije se ka kode qe nuk u lejojne te publikojne informacione te pa konfirmuara? A jane te vetedishem se nuk eshte e lejueshme te publikosh nje lajme tragjike pa marr konfirmimin se familjaret e personave qe kane pesuar tragjedine, jane te informuar dhe nuk lejohet te marrin informacionin nga media? Kto jane parimet baze qe c'do gazetare duhet ti dije dhe ti vendose ne zbatim. Totalishte jam i vetedishem se, vet media munde te jet burim informacioni, por ne kte raste, nese informacioni eshte i paskate linde e drejta e pergjegjesisie.
Eshte e vertet qe personat publike, V.I.P-at kane statusine me te pambrojture per sa i perket publikmeve mediatike reth jetes se tyre. Por gjithashtu, dhe kto te drejta jane te rregulluara me ligje ne boten demokratike dhe nuk munde te tejkalohen limitet. Ne shume raste, demokracine po e marrim si nje liri innfinte, duke harruar se liria e individid eshte percaktuar brenda limiteve ligjore. Kesisoje, jam i mendimit qe dhe ne vendine tone duhen marr parasyshe kto norma, sepse perndryshe, nuk e kemi rrugen e sigurte drejte nje zhvillimi te shendoshe mediatike.
Jane normat dhe sanksionet ndaj mos-zbatuesve te normave qe sherojne plaget e shoqerise. Prandaj duhet ngriture zeri forte, te ndeshkohen shkelesit e se drejtes se medias me qellim qe te ndertojme media te lira dhe me standarte. Informacione te gabuara devijojne shoqerine dhe e nxjerrine ate nga shinat e se vertetes.
Formimi i opinionit publike eshte kontribut i gazetarsie, dhe nese gazetaria eshte e shendoshe, e sakte dhe profesionale, Shqiperia do te kete nje shoqeri me te shendoshe dhe me progresive.
Nuredin Nuredinaj
No comments:
Post a Comment