Nga marrja e statusit tek hapja e negociatave me BE-në
Integrimi në Bashkimin Europian është një proces gjithpëfshirës, kompleks dhe i bazuar mbi norma teknokratike dhe i kuptueshëm pothuajse vetëm për ekspertët. Nuk është e lehtë të kuptohet legjislacioni Europianë , sepse ne lloin e vet ky legjislacion është i veçantë dhe i pa ngjashëm me të drejtën ndërkombëtare dhe atë Nacionale.
Pa vazhduar më tutje, dua ti jap lexuesit nje informacion bazik se si përfitohet statusi kandidat dhe si dhe kur hapen negociatat.
Procesi pararendës nga statusi kandidat është marrëveshja për stabilizim dhe asociim, proces i cili ne thelb ka përmirësimin e shtetin të së drejtës, ekonomine e tregut, dhe çka është më e rendësishmja, vendi që ka të ratifikuar MSA-n bëhet pjesë e një zone të lirë tregtare, ku në të cilen hiqen barrierat dhe pengesat doganore me qëllim lehtësimin dhe ti jepjen e incentivave tregëtisë së lirë.
Kërkesa nga vendi që aderon për status kandidat depozitohet në Këshillin Europian, Këshilli mandaton Komosionin Europian për përgatitjen e procesit në saj të rekomandimeve dhe monitorimeve qe behen periodikishtë nga Komisioni, është po Komisioni që merret me kriteret që duhen përmbushur në këtë fazë. . Pasi kriteret janë të përmbushur nga shteti përkatës, Komisioni rekomandon Këshillit për pranim të një shteti për të pëfituar statusin kandidat. (duhet patur parasysh , që Këshilli mundë ti akordojë statusin kandidat një vendi edhe pa pëlqimin e Komisionit. Siç ka ndodhur me procesin e Greqisë.)
Sipas legjislacionit parësorë të BE-së, Këshilli duhet të marr vendim në mënyrë unanime, pra një zëri. Mjaftonë dhe një votë kundër, që Shqipëria të humbë të drejtën e përfitimit të statusit kandidat. në BE. Pas kësaj procedure që procesi të avancojë me tej, duhet miratim për hapjen e negociatave, i cili vendim merret po prap nga këshilli me votë unanime.
Duhet patur parasysh se ky proces nuk ka ndikim imediatë me qytetarin, për të cilin do i kushtojë një shkrim tjetër për përfitimet nga statusi kandidat në BE dhe procesi i negociatave.
Nuredin Nuredinaj
No comments:
Post a Comment