Historia e njerëzimit ka njohur shumë sisteme drejtimi te nje shteti, qytet shtet, apo dhe sovranitete te llojeve të tjera. Qëllimi i këtijë artikulli nuk është te merrem me sistemet, te rrendis pozitivitet apo negativitet që kanë qenë karakteristika te sistemeve të ndryshme, perceptimet e tyre ne publik , apo dhe impaktet që kanë paturë mbi zhvillimin e civilizimit botëror.
Problemi që dua të parashtrojë është se; kush e merr në dor fatin e kombeve, kush i ben ligjet ? Kjo është një pyetje që është shumë e vështirë për të dhenë një përgjigje definitive ne mbar botën e demokratizuar, por për realiteti Shqipëtar kjo bëhet deri diku e pa perceptueshme.
Duke shikuar prapa ne historinë e parlamentarizmit Shqipëtar, nuk më vjen ne mendje ndonjë shembull i mirë për të qenë i adhuruar nga ana ime. Jo krejtë në mënyrë të pakonrolluarë dalin fjalët nga goja e c'do politikani, sepse degjenerimi ''intelektual'' nuk vjen si pasojë e shkarjeve momentale, por si rezultat i të mos qenurit intelektual. E them këtë, sepse një njeri i urtë mëson nga gabimet, ndërsa ne tempulllin e kuvenndit tonë kombëtarë, kjo teori ka efektin nul.
Ti kthehem kryefjalës së tekstit, kush i ben ligjet?
Është masa, Janë të diturit, apo janë të fortit që vendosin?
Të diskutojmë reth masës ''popullit'', sa her janë pyetur apo është marr mendimi i popullatës ne marrjen e vendimeve për të përgatuturë legjislacionin e Shqipërisë? A jemi në Demokraci ne? Ç'farë demokracie kemi ne, reprezentative, direkte apo mos o Zot deliberative kur ''demosi'' nuk ka fjalën, ''forcën'' në vendim marrje? Apo vall, vendimi i ''demosit'' mjafton vetëm një her në katër vjet, për të dhënë pushtet? Këto janë disa pyetje elementare, por me domëthënje themeltare pë ndërtimin e shtetit tonë. Pra, del qartë se: ky popull nuk pyetet, jo për fajin e tija ,e as për shkak të mos diturisë ne ''vendim marrje'' qe kakrakterizonë ktë popull, por vetem e vetëm për ktë katraurë që ka rënë mbi vendin tonë.
Të diturit, ku është kjo shtres vitale e Shqipërisë, ku po hesht, apo vall është dominuar nga injoranca e sallës së gallatës dhe sharjeve e Shqipërisë? Kjo dhe mundë të jet arsyeja, se përse nuk ngrejnë ''ZË'' kto njerëz, sepse zhurma që shkaktonë ''salla'' fatëkeqësishtë, eshë më e madhe se zëri i arsyes, i mendimit dhe së dijes. Nuk kam parë në botën e integruar një shoqëri kaq jo-aktive, një shoqëri kaq jo-kritike ndaj gjendjes mjerane që po kalonë vendi jonë dhe që rri duke pritur se diçka do ndryshojë. Në fakt, ndryshimi nuk vjen nga gjendja statike e shoqërisë, por vetëm nga dinamizmi.
Të fortët, kush janë këto, që zëri po u dëgjohet gjithëandej dhe që oshëtima e tyre ka kapur për fyti urtësinë, arsyen, mendimin dhe zhvillimin? Kë përfaqësojnë, demokracinë, interesat e kujtë? Interesat e kombit, të qytetarëve, të së drejtës apo mirëqenies? Kush na i solli në krye, jemi ne apo janë ato që erdhën pa na pyetur neve? Në një logjikë të thjeshtë, nëse nuk do i votonim, sot nuk do kishim antonimin e intelektualit, biznesmen, apo njerëz të sponsorizuar për të qenë përfaqësues ne sallën e gallatës dhe sharjeve, që ndryshe e quajmë kuvendi popullorë. Nuk do kishim ligjë-vënje pa ligjëbërës, nuk do kishim evazion fiskal, korrupsion, pëflitje apo përpëlitje injorancash ecejake. Jemi ne që vuajmë dhe paguajmë haraçin tonë, sepse nuk i thërasim logjikës kur ushtrojme të drejten që na japin vetëm një her në katër vjet për të bër legjitim ato të fortë që na i servirin që të bëjnë ligje pa ne, jo për ne, por për ato dhe vetëm me ato, duke e lën popullin një skelet pa sy, pa vesh dhe pa gojë. Pa sy të shoh, pa vesh të dëgjojë dhe pa gojë të flas mbi ligjet e vendit të tijë, për të ardhmen e fëmijve dhë për zhvillimin dhe prosperitetin e munguar!
Nuredin nuredinaj